“Maturantët”, Nikolla: Çështjen e zgjidh raundi i dytë i pranimeve

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, ka reaguar ndaj deklaratave e bëra nga foltorja e Kuvendit nga deputetët e opozitës. Nikolla tha se janë bërë spekulime politike mbi procesin, pasi ky është sistemi më transparent i pranimit të maturantëve në institucionet e arsimit të lartë. Sërish, ministrja Nikolla sqaroi se raundi i dytë i përzgjedhjes së maturantëve i jep mundësi atyre që të ripozicionohen për të zgjedhur degën ku duan të studiojnë.

“Jemi në një moment të rëndësishme kur të rinjtë dhe të rejat shqiptare zgjedhin për të vijuar studimet në tej. I dashur Ben kjo është arsyeja që prita të dëgjoj edhe ty, ashtu sikur kam bërë ngahera për të reflektuar në ato që thua, por lejomë që të të them se ke pasur mundësi ta tregosh veten, por nuk mbahesh mend për punë, por për fjalë po. Kam admiruar shumë, por do ti, këto kohët e fundit ke filluar të nxjerrësh mllefin. Një mllef të gatuar me gënjeshtra.

U thanë shumë gënjeshtra mbi procesin këtu, duke e baltosur sistemin. Tashmë miratuam reformën në drejtësi, dhe nuk do t’i shpëtojë askush, madje as unë. A ka diskriminim më të madh që i bëhet veriut me atë që shan këdo që i del përpara.

Swiss Digital Desktop Reklama

I drejtohem të gjithë maturantëve e familjeve të tyre, se në punën time që kam bërë çdo ditë, jam përpjekur për të adresuar të gjitha problemet që ata kanë. Ne po i japim përgjigje çdo ditë të gjithë problematikës. Por debat edhe pse duhet të ishte bërë me dëshirë, maturi, përgjegjshmëri, për fat të keq është mbështjellë spekulim politik. Një vit më parë ne votuam ligjin e ri të arsimit të lartë që synonte të transmetonte gjithë sistemin në një model europian, që ofronte transparencë. ky ligj gjen zbatimin e tim për herë të parë me pranimin në universitet. Bëj thirrje për më shumë maturi dhe qetësi, dhe për të mos rënduar më shumë situatën për ndonjë maturant, dhe as të përdoret politikisht. Sistemi që po përdoret është sistemi që ligji kërkon, dhe është më i miri. Është modeli i përdorur në Europë. Janë universitetet ato që përcaktojnë kuotat, kriteret e pranimit. Nuk ka sisteme perfektë. Ajo që është për t’u thënë me zë të lartë sot, është se ky sistem ofron më shumë transparencë. Raundi i dytë do të jetë pas datës 20 shtator. Deri më tani nuk ka dalë lista përfundimtare, por fotografimi i rankimit të parë”, tha ministrja Nikolla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?