Maturantët, Nikolla: Sistemi i ri sipas meritokracisë
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, së bashku me disa rektorë të universitetit ndodhen në një bashkëbisedim me maturantët që duan të ndjekin studimet në universitet.
Teksa kandidatë për studentë të pakënaqur me formulën për përzgjedhjen e Universitetit protestuan sot para Kryeministrisë, të mbështetur dhe nga Lëvizja e Studentëve për Universitetin.
Por nga ana e saj, ministrja Nikolla e quan sistem të drejtë dhe me shumë meritë.
“Ky sistem është më i drejtë, më i lehtë dhe bazohet në meritë. Rankimi rendit më të mirët fillimisht. Debati që po ngrihet do të rezultojë në fund një situatë krejtësisht pozitive. Ndiqni vetëm me vëmendje udhëzimet e insitucionti e arsimit të lartë”, tha Nikolla duke saktësuar se lista e bërë publike nuk është përfundimtare.
KOHA JONË SONDAZH

