Maturantët nuk heqin dorë, të martën protestë para Kryeministrisë
Maturantët nuk dorëzohen! Të martën në orën 11:00 jenë sërish në sheshin para Kryeministrisë, për të protestuar, që siç thonë ata, deri sa të marrin atë që u takon!
Njoftimi i protestës
Pavarësisht thirrjeve për qetësi, Kryeministri dhe Ministria e Arsimit jo vetëm nuk japin asnjë shpjegim të qëndrueshëm llogjik, por edhe shpërfillin me arrogancë shqetësimet e maturantëve! Arsyetimi se me fazën e dytë të konkurimit për të drejtën e ndjekjes së studimeve në universitet do tu jepet zgjidhje tërë pikëpyetjeve, panikut dhe penalizimit të maturantëve, nuk qëndron. Aktualisht, sistemi arsimor ka rënë në kaos dhe katastrofa e krijuar nuk kërkon fjalë, por veprim të menjëhershëm. Prandaj, ne maturantët, dalim në protestë para Kryeministrisë, më të shumtë se asnjëherë tjetër. Siguria e vetme se djersa dhe e drejta jonë për t’u arsimuar nuk do të shkelet me këmbë nuk janë fjalët e dyshimta të Lindita Nikollës dhe Edi Ramës, por bashkimi ynë në rrugë, me protestë: maturantë dhe studentë, prindër dhe qytetarë, për t’i detyruar që të përmbushin kërkesat tona. Sot, se nesër është vonë.
KOHA JONË SONDAZH

