Maturantët po largohen nga mësuesia në lëndët shoqërore
Refuzimi i maturantëve për t’u bërë mësues nuk po shfaqet veç në drejtimet e shkencave ekzakte, si matematikë, fizikë apo kimi. Të rinjtë shqiptarë po hezitojnë të diplomohen si mësimdhënës edhe në lëndët shoqërore.
Referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave, vetëm në harkun e tre viteve, numri i të regjistruarve në arsim është rrudhur me mbi 51 mijë e 500 nxënës. Me të njëjtin trend ka ecur edhe numri i mësuesve, kontingjent i cili është reduktuar me mbi 4 mijë në po të njëjtin hark kohor.
E teksa skepticizmi i të rinjve për t’u orientuar drejt mësuesisë sa vjen e shtohet, dekani i fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Sabri Laçi ka një mesazh për maturantët.
Përveç se të rinjtë shqiptarë përherë e më shumë po largohen nga mësuesia, edhe cilësia e studentëve që po regjistrohen në këtë drejtim po lë për të dëshiruar.