Maturantët që duan mjekësinë, testimi është në Gusht. Gjata: Provimi i formatizuar do zhvillohet në QSHA

Maturantët që do të aplikojnë nga data 29 Korrik deri në 3 Gusht për në universitet dhe do të zgjedhin degën e Mjekësisë, do i nënshtrohen testimit të pranimit të formatizuar të përgatitur nga ekspertë të universitetit të Kembrixh.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata thotë se maturanti do të marrë përgjigjen direkt në përfundim të testimit. Testimit do i nënshtrohen edhe aplikantët nga trojet, por këta të fundit do e kryejnë atë në Shtator.

Gjata thotë se vitin tjetër do të shihet mundësia e rritjes së pëshes specifike të testimit, mbi 30 % që është këtë vit. Këtë vit në Universitetin e Mjekësisë janë 450 kuota pranimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?