Maturantët rezikojnë vijimin e studimeve të larta, Shahini hesht
Maturantët rrezikojnë vijimin e studimeve të larta, pasi rezultatet e tyre në mënyrë të pashpjegueshme kanë ndryshuar në sistem. “Nga e 11-a shkova në vend të 86, këta po tallen me të ardhmen tonë”.- shprehen ata.
Ankesat e maturantëve ende nuk kanë marrë zgjidhje nga Ministria e Arsimit, ndërsa sipas përgjegjësve të sistemit U-albania nga ana e listave nuk ka patur asnjë parregullsi, në të kundërt rreth 250 titullarët e IAL-ve do t’ua përcillnin patjetër.
Universitetet nuk merren me përzgjedhjen e studentëve, pasi kjo bëhet në mënyrë elektronike nga sistemi që është në varësi të Ministrisë së Arsimit. ”Raste të ngjashme kemi patur çdo vit. Ngjyra e verdhë nuk do të thotë asgjë, nuk të bën fitues, por rëndësi ka renditja”,- thotë Ministria e Arsimit. /TCH/