Maturantët sërish protestë para parlamentit: Lindita ka dështuar!

studente-3studenteDhjetëra maturantë janë mbledhur që në orët e para të mëngjesit  për të protestuar për të drejtën e tyre për arsimim, duke kërkuar për të vijuar studimet e larta në degët që preferojnë dhe duke kundërshtuar sistemin e ri të përzgjedhjes dhe reformën e arsimit të lartë. Në protestë ka edhe një prani të shtuar të forcave të policisë.

Me parullat “Rikthim i sistemit-Meritë, preferencë”; “Dhunën studentëve, paratë klientëve”; “Lindita ka dështuar, reforma është rrëzuar” apo “Mos e shisni Universitetin”, maturantët të shoqëruar edhe nga prindër kanë kërkuar rikthimin e formulës së vjetër.

Një prej maturanteve, që vinte nga një shkollë në Kamëz, tregon se është me mesatare 9.4 por nuk e ka fituar atë degë që dëshironte. Ajo tha se gjatë gjithë kohës ka munguar informacioni dhe se as vetë drejtuesit e shkollës nuk kanë ditur çfarë të thonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam me mesatare 9.4 kam fituar një degë që nuk e doja unë. E futa për të plotësuar numrin. Nuk jam vlerësuar ashtu siç duhet. Unë vij nga një shkollë e Kamzës dhe asnjëherë nuk jemi njoftuar ashtu siç duhet. Nuk janë zbatuar asnjëherë kriteret, asnjëherë nuk kemi qenë të qartë. Zonja Lindita Nikolla nuk na ka sqaruar asnjëherë as me deklaratat e djeshme. Nëse vazhdon kështu përzgjedhja, do shkojnë 10 raunde. Duam të drejtën tonë, të kthehet sistemi siç ishte, të marrim atë që meritojmë dhe duam. As 5 % e maturantëve në shkollën time nuk i kanë fituar degët. As drejtuesit e shkollës nuk kanë patur informacion”, tha maturantja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të tjerë maturantë thonë se degët që ata kanë dashur janë zënë nga të tjerë maturantë edhe me mesatare më të ulët, për shkak të sistemit të ri.

“Jam me mesatare 9.44 dhe nuk kam fituar në asnjë prej degëve që kam listuar. Askush nuk na ka informuar”.

Maturantët kanë qendruar para hyrjes së parlamentit në pritje të ministres së Arsimit Lindita Nikolla, e cila merr pjesë në seancën plenare.

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/592566857535107/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?