Maturantja që doli e dyta në rang Republike…s’ka fituar asnjë degë

Fituese e disa Olimpiadave dhe e dyta maturante më e mirë në Shqipëri, A.Zyberi nga Shkodra me lot në sy tregon se nuk arriti dot të fitonte shkollën e dëshiruar.
Së bashku me shokun e saj E.Haxhia, janë zgjuar që në 6 të mëngjesit për të ardhur në Tiranë dhe për të kërkuar të drejtat e tyre, duke iu bashkuar protestës së maturantëve përballë Kryeministrisë.
Zyberi tregon se pavarësisht mesatares së saj të ponderuar, 10.17, ajo nuk arriti dot të fitonte degën e dëshiruar. Ndërsa E. Haxhia me mesatare 9.7 nuk fitoi dot asnjë shkollë.
Që në fëmijëri, ëndrra e Zyberit ishte të bëhej një mjeke, por për shkak të sistemit të ri arsimor, kjo ëndërr mori fund. Në shkollën e saj nuk e kishte paralajmëruuar njeri për kriteret që duhej të përmbushte për të fituar degën shumë të dëshiruar.
As institucionet e tjera arsimore në vend nuk kishin publikuar asnjë kriter. Të gjithë i thonin: “Ke fituar medalje ari, nuk ke pse shqetësohesh aq shumë”.  Dhe me të drejtë në fakt. Fundja nëse nuk do e fitonte ajo, maturantja më e mirë në vend, kush tjetër mund ta fitonte atë degë?!
“Unë nuk ia dola. Edhe pse, mesatarja ime e ponderuar 10.17 (llogaritje të reja të ministrisë) e tejkalonte mesataren e kërkuar prej tyre që ishte 8.5. Për çfarë po penalizohem unë? Që mesatarja ime është më e lartë sesa e kërkojnë ata?! Ky është gabimi im?”
Po Haxhia? Edhe ai fitues i disa Olimpiadave, u godit rëndë nga sistemi i ri arsimor. Ndryshe nga shoqja e saj, ai nuk fitoi dot asnjë degë. Asnjë!
“Nuk arrij ta kuptoj, sesi unë me mesatare 9.7 nuk arrita dot të fitoj asnjë nga 10 degët e përzgjedhura, ndërsa shoku im me mesatare 7.6 arriti të fitonte një degë shumë të mirë këtu në Tiranë. Ministrja e arsimit më detyrohet një shpjegim për këtë, kryeministri më detyrohet një shpjegim!”
Dy shokët nga shkolla e Medresesë në Shkodër, janë pjesë e maturantëve që protestuan sot përpara Kryeministrisë. Ata thonë se nuk do ndalen, por do vazhdojnë të protestojnë derisa sistemi i ri arsimor të ndryshojë./newsbomb.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?