Mazhoranca miratoi legalizimin e kanabisit, por tre deputetët socialistë nuk iu “bindën” qeverisë

Në seancën e fundit maratonë të këtij sesioni, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 69 vota pro dhe 23 kundër pr.ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor.

Por tre deputetë të mazhorancës duket se nuk kanë qenë dakord me këtë, pasi në votim ata kanë abstenuar.

Bëhet fjalë për deputetët Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Erjon Braçe, të cilët kanë abstenuar edhe në miratimin në parim, por edhe në atë nen për nen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që Pandeli Majko dhe Erjon Braçe kanë abstenuar edhe në komisionin e Ligjeve kur kaloi pr/ligji me 13 vota pro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana e saj, opozita shprehu dyshime pse projektligji u miratua me procedurë të përshpejtuar në komisionet parlamentare nga socialistët, dhe nga ana tjetër nuk ka ndonjë studim mbi përfitimet që ka ekonomia e Shqipërisë në raport me rreziqet dhe pasojat sociale, shëndetësore dhe kriminale që sjell përdorimi i marijuanës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?