Mazhoranca ndryshime në Kodin Penal dhe të Procedurës Penale. Edhe Kushtetuta do rishikohet
Vendimi për “mosvendim” i Gjykatës Kushtetuese duket se ka acaruar se tepërmi kryeministrin dhe mazhorancën. Kjo duket jo vetëm në ato çka tha sot Rama por edhe në fillimin e lëvizjes nga specialistët me të mirë ligjor të PS, kryesuar nga Fatmir Xhafa.
Sot kryeministri postoi këtë status:
“3 konkluzione nga mbledhja e Grupit Parlamentar pas mosvendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe rivendosjes së pezullimit të ministres nga :
- Funksionet e padelegueshme kushtetuese, nga ai i anëtarit të qeverisë tek ai i Presidentit të Republikës dhe jo vetëm, nuk mund të pezullohen kurrësesi nga askush duke u nisur nga një emër përveçëm, sepse pezullimi paralizon funksionin, pra institucionin që ai/ajo drejton.
- Nisur edhe nga leximi i deklaratës publike të Gjykatës Kushtetuese, ku të gjithë anëtarët e trupës shfaqen unanimë lidhur me problemin, po ndahen tek rrugëzgjidhja, grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion.
- E vetmja palë e përmbushur nga rikthimi i pezullimit është SPAK-u, që në kushtet e pezullimit mund të vazhdojë krejt qetësisht hetimin përkatës, ndërkohë që deri në adresimin ligjor të zgjidhjes nuk ka asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën që SPAK-u bëri pas rënies së masës së pezullimit.
Një shtesë nga ana ime:
SPAK-u nuk preket, vetëm mbështetet. Liria dhe e drejta e çdo prokurori për të hetuar çfarëdoqoftë e këdoqoftë nuk preken, vetëm garantohen. Pavarësia kushtetuese e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, gjithashtu nuk preken. Vetëm garantohen“, shkruan Rama në reagimin e tij”- përfundon kryeministri në pjesën publike.
Ndërsa mësohet se janë thirrur konstitucionalistët dhe juristët me të mirë për të filluar urgjent draftin e ndryshimeve ligjore për Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, të cilët votohen me 84 vota, të cilat i ka gati Rama.
Ndryshime do të jenë rrënjësore duke zhbërë praktika që i bënin prokurorët dhe gjykatësit zotër të asaj që donin, kur ndëshkonin dikë.
Pas këtyre ndryshimeve nuk do të ketë më mënyra për të paraburgosur siç kanë vepruar deri më sot.
Po kështu burime të rezervuara thanë se po punohet që edhe Kushtetuta të ribëhet dhe në fund do të kalojë në referendum popullor.
KOHA JONË SONDAZH
A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?
Results
Vota totale: 20334

