Mazhoranca nuk dërgon mandatin e Rakip Sulit në Kushtetuese

Mazhoranca rrëzoi kërkesën e PD për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetit socialist, Rakip Suli. Një javë më parë vetë Suli u shpreh pro. Por sot mazhoranca ndryshoi qëndrim. Gramoz Ruçi tha se parlamenti duhet të shprehet për raportin e Këshillit të Mandateve që ka vendosur të mos i drejtohet Kushtetueses për mandatin e Sulit. Por PD u shpreh se Gjykata Kushtetuese e ka dhënë prerazi përgjigjen, që parlamenti nuk mund të mos i drejtohet asaj për raste të tilla. Pas kësaj opozita u largua nga salla. Në dalje, ish -kryeministri Berisha tha se kjo mazhorancë duhet shporrur sa më parë

SHKARKO APP