Mazniku mbron hartën për 46 bashki: Njerëzit nuk jetojnë në hartë, por aty ku ka rrugë, ujë dhe shërbime

Arbjan Mazniku i cili ka hartuar draftin e PS-së për 46 bashki, ka mbrojtur në Kuvend propozimin për hartën e re territoriale, e cila parashikon bashkimin e 15 bashkive. Për të konsolidimi i njësive vendore nuk duhet parë si zhdukja e bashkive ekzistuese, por si një mënyrë për të rritur kapacitetet dhe përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve.

Duke iu referuar kritikave për shkrirjen e bashkive, Mazniku tha se qytetarët nuk e lidhin jetën e përditshme me kufijtë administrativë, por me shërbimet që marrin në komunitetet ku jetojnë. “Kur bashkohemi, bëhemi më të fortë”, deklaroi Mazniku, duke renditur nevojat konkrete të qytetarëve: rrugë, ujë, ndriçim, pastrim, kanale kulluese, çerdhe, kopshte dhe transport publik.

Në fjalën e tij në Kuvend, ministri e cilësoi reformën territoriale të vitit 2014 si të suksesshme. Ai argumentoi se pas reformës bashkitë u forcuan financiarisht, rritën të ardhurat, ulën borxhet dhe zgjeruan kapacitetet për investime. Sipas Maznikut, këto rezultate nuk janë më të mjaftueshme për të përballuar kërkesat në rritje të qytetarëve. Ai solli në vëmendje edhe diskutimet gjatë dëgjesave për reformën e re, duke theksuar se nuk pati kërkesa për rikthimin e sistemit të mëparshëm me komunat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë nga fjalimi

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur bashkohemi, bëhemi më të fortë. U thatë njerëzve që bashkitë tuaja do të zhduken, do të shkrihen. Njerëzit nuk jetojnë në hartë, jetojnë në shtëpinë e tyre, ku duan që t’u shkojë rruga, uji. Njerëzit jetojnë në lagjen e tyre, që duan t’u pastrohet dhe t’u ndriçohet. Njerëzit jetojnë në fshatin e tyre, ku duan kanale kulluese e rrugë për arat. Jetojnë në qytete, ku duan që të ketë çerdhe, kopshte dhe transport publik.

A ishte reforma e vitit 2014 një sukses? Në të gjitha dëgjesat, nga të gjitha diskutimet, po, reforma e vitit 2014 ishte sukses. Asnjë person i PD-së, asnjë person nuk tha: duam mbrapsht komunat. Ajo situatë, as propozimi i 100 bashkive, nuk tregon që ajo që kishim ishte mirë. Ajo që erdhi tregoi qartë se bashkitë u forcuan, të ardhurat u rritën, borxhet u ulën, fuqia investuese e bashkive u rrit. Por kjo është e pamjaftueshme për aspiratën që PS ka për mënyrën se si u shërbehet qytetarëve në territor. Kjo është përgjigjja për arsyen përse ne na duhet të ecim përpara.

Nuk erdhën të bënim mbledhjen e parë për 112 ditë. U dogj 41% e kohës dhe mandatit që komisioni kishte. Në vijimësi ia dolëm me sukses, të thërrisnim të gjithë kryetarët e bashkive. Patëm grup ekspertësh të përbashkët që duhej të sillnin elementet teknike. Më 15 korrik nuk u ra dakord që të prezantoheshin gjetjet. Në këtë moment u gjendëm në një situatë ku rrugët ndaheshin: ose reforma ngec­te, ose puna, dëgjesat dhe, më e rëndësishmja, hallet që njerëzit kanë çdo ditë. Të fillojmë punën së bashku për kompetencat, financat dhe analizimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?