Mazniku me drejtues të Fondit Amerikan Shqiptar të Zhvillimit, vizitë të veçantë në lagjen Kala

Arbjan Mazniku, Ministër Shteti për Pushtetin Vendor, por edhe drejtues politik i PS për qarkun Elbasan, bashkë me kryetarin e bashkisë dhe me drejtues të Fondit Amerikan Shqiptar të Zhvillimit, zhvilluan një vizitë në lagjen Kala. ”Me kryetarin e bashkisë Elbasan Gledian Llatja dhe drejtuesit e Fondit Amerikan Shqiptar të Zhvillimit AADF, z. Mata dhe z. Sarapuli, në një vizitë të veçantë në lagjen Kala. Rrugicat e Kalasë, me banesat e saj shekullore, treguan edhe një herë bukurinë e trashëgimisë sonë kulturore dhe potencialin turistik. Bashkëpunime të reja për të ruajtur dhe zhvilluar këto vlera”,-shkruan Mazniku.

SHKARKO APP