Mazniku: Revokohet brenda pak ditësh taksa e infrastrukturës për ndërtesat zyra

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku i ftuar në “Tonight Ilva Tare” thotë se do të revokohet ulja e taksës së infrastrukturës për ndërtesa me 4% dhe do të mbetet taksa e mëparshme prej 8%.

Mazniku: Këshilli Bashkiak ka kërkuar revokimin e këtij vendimi. Vendimi i cili ndryshonte taksat e infrastrukturës për ndërtesat e tipit zyrë në aksin qendror të qytetit nga 8 në 4%, do të mbetet në 8%. Kjo ndodhi si rrjedhojë e debatit publik. Një ndër problemet që kemi sot është që një pjesë e madhe e ndërtesave, regjistrohen si apartamente dhe regjistrohen si zyra. Ato që janë taksuar si apartamente taksohen me 0.05 për qind, ndërkohë për zyra regjistrohen 0.02, pra katër herë më shumë. Interesi i Bashkisë ishte që sa më shumë ndërtesa të reja të regjistrohen që në fillim si zyra në mënyrë që t’u merrej atyre taksë 0.02.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?