MB: Nuk ka shtetas azilkërkues të arratisur nga Qendra

“Institucioni i Pritjes së Azilkërkuesve në Babru, Tiranë, nuk ruhet me forca të posaçme policore, pasi ajo është një Qendër e hapur, thuhet në njoftimin për mediat nga Ministria e Punëve të Brendshme, duke vijuar shpjegimin se “Qendra funksionon sipas parametrave ndërkombëtare të pritjes së azilkërkuesve, fëmijët e shtetasve që kanë kërkuar azil në Shqipëri janë të regjistruar në kopshte apo shkolla publike, madje ka edhe të punësuar me kohë të pjesshme. Përgjatë vitit organizohen vizita në pika turistike, në bashkëpunim me operatorë privatë. Për të lehtësuar komunikimin me familjarët është krijuar një sallë interneti, si dhe është ngritur një bibliotekë”, citon ky dikaster.

Gjithashtu, Ministria e Punëve të Brendshme shpjegon se “Për shtetasit e huaj që jetojnë në Qendrën pritëse, punon një staf me psikolog, përkthyes, punonjës social dhe janë në shërbim 24 orësh 1 mjek dhe 2 infermierë dhe se është totalisht dizinformin fakti që në këtë Qendër ka patur revoltë, nga azilkërkeusit e strehuar aty”.

“Institucioni gjatë kësaj periudhe ka qenë i monitoruar nga organizata ndërkombëtare të njohura apo vendase, që merren me të drejtat e njeriut dhe specifikisht me trajtimin e emigrantëve, si UNHCR, Avokati i Popullit etj”, përfundon deklarata per mediat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

SHKARKO APP