Mbahen homazhet në nder të Moikom Zeqos në Muzeun Historik Kombëtar

Ashtu siç ishte përcaktuar, ditën e sotme në Muzeun Historik Kombëtar po mbahen homazhet në nder të studiuesit dhe shkrimtarit të njohur, Moikom Zeqo, i cili ndërroi jetë disa më parë.

Mësohet se ceremonia, e cila nisi në orën 10:00, për të vijuar deri në orën 14:00. Homazhet po mbahen në ambientet e jashtme të Muzeut, për shkak edhe të situatës me COVId-19 në të cilën ndodhet vendi në këtë kohë pandemie. Familjarë, të afërm, politikanë dhe personazhe të njohura publike, me maska dhe duke respektuar dhe protokollin për shkak të COVID-19, kanë kujtuar sot kontributin e çmuar të Zeqos, ndërsa kanë lënë si kujtim të fundit në një libër, ngushëllimet dhe përjetimet e tyre.

Moikom Zeqo, një figurë e rëndësishme edhe e Partisë Socialiste, iu kishte lënë amanet familjarëve që të varrosej në Tiranë si dhe iu kishte kërkuar që homazhet për lamtumirën e fundit për të të mbahen në Muzeun Historik Kombëtar, ku ai ka qenë drejtues nga 1997 deri në vitin 2005.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?