“Mbaj përgjegjësinë për humbjen”, Dashamir Shehi largohet nga drejtimi i koalicionit Djathtas për Zhvillim

Dashamir Shehi është larguar nga drejtimi i koalicionit Djathtas për Zhvillim.

Gjatë një konference për shtyp, Shehi është shprehur se mban përgjegjësi për humbjen.

“Këto zgjedhje ishin një farsë mes PD dhe PS. Listat e mbyllura, votat e diasporës dhe mungesa e komisionerëve nxori këtë rezultat. Ndryshime kushtetuese, rishikim i reformës territoriale dhe reforma zgjedhore, këto ndryshime do të kërkojmë, në të kundërt do të vazhdojmë me këto rezultate”, është shprehur Shehi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zgjedhjet i humbëm, pranoj gabimet e mia dhe prandaj largohem, i hap rrugë të tjerëve. Nga gjithë zgjedhjet pati një element pozitiv, partitë të reja e çan rrethimin dje bravo i qoftë. Uroj të prodhojnë një sinergji politike më të mirë. Vetëm kjo është e mira këtyre zgjedhjeve”, shtoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në zgjedhjet e 11 majit, koalicioni Djathtas për Zhvillim arriti të grumbullonte vetëm 5530 vota në të gjithë vendin.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?