Mbante me vete në çantën e shpinës kallëpe eksplozivi gati për t’i shitur, arrestohet 44-vjeçari në Maminas

Një 44-vjeçar është arrestuar në Shijak, pasi transportonte lëndë eksplozive dhe kapsolla, gati për t’i shitur.

Shtetasi me iniciale F. D. Banues në Manzë të Durrësit, u arrestua pasi kishte zbritur nga transporti publik në Maminas.

Në operacionin policor të koduar “Stacioni” u sekuestruan nga çanta e shpinës që mbante me vete, 5 kallëpe lëndë eksplozive C4 dhe 5 kapsolla detonatore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personit që do të blinte lëndët plasëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit“, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?