Mbërrijnë 75 mijë vaksina Pfizer në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar sot se në vend kanë mbërritur dhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.

Në një postim në mediat sociale, ministrja bën me dije se deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,571,840 vaksina anti-covid.

“Jemi të vendosur të çojmë përpara planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari”, shkruan më tej Manastirliu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?