Mbërrijnë në gjykatë 4 të arrestuarit që gjuatën me armë në qendër të Shkodrës

Mbërrijnë në gjykatën e Shkodrës 4 të arrestuarit për të shtënat me armë në qendër të pedonales.

Dy të rinj nga Durrësi, një nga Maqedonia dhe një nga Shkodra.

4 të arrestuarit janë Liridon Lushi, Arxhend Rexha, Ension Buraku dhe Riad Xheladini.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata akuzohen për “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si pasojë e përplasjes me armë mbrëmjen e së mërkurës, 5 shkurt, në pedonalen e Shkodrës mbeti e plagosur aksidentalisht një kalimtare.

Sipas sqarimit të policisë motivi i përplasjes është një konflikt i hershëm mes të rinjve.

Këto të fundit përpara oficerit të policisë gjyqësore e kanë pranuar se konflikti ka nisur në Gjermani dhe është shtrirë më pas në Shqipëri.

Konflikti lidhet me shitjen e një automjeti dhe mosdhënien e parave, që ka shkuar deri në vendosjen e lëndës plasëse ne automjetin e efektives Buraku, e motra e njërit prej të arrestuarve.

Më pas konflikti ka kaluar te të shtënat me armë në mes të pedonales së Shkodres, që si objektiv sipas policisë kishin 26-vjeçarin tashmë të shpallur në kërkim Mirsad Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?