Mbërrin grupi i dytë dhe i tretë me qytetarë afganë nga Kabuli (Foto dhe video)
Kryeministri Rama shkruan në facebook herët në mëngjes:


Kronika e natës së mbrëmshme:
Një grup i dytë prej 95 qytetarësh afganë mbërritën në Shqipëri para mesnatës të të shtunës me një fluturim të drejtpërdrejtë nga aeroporti i Kabulit. Midis tyre janë edhe dy foshnje.
Ashtu si edhe grupi i parë mbrëmë me 121 persona, edhe ky grup i dytë përbëhet nga veprimtarë të shoqërisë civile, pjesë e fondacioneve humanitare, që kanë punuar këto vite në Afganistan.
Ky është fluturimi i dytë drejt Shqipërisë, që sjell shtetas afganë për t’u strehuar përkohësisht si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për t’i shpëtuar ata nga dhuna e talebanëve në Afganistan.
Ata i priti në aeroport kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.
Grupi i parë i qytetarëve afganë nga Kabuli mbërriti në aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza në orët e para të mëngjesit të së premtes.
Janë 121 persona, kryesisht aktivistë të shoqërisë civile, mes tyre një pjesë fëmijë si dhe 11 foshnja.
Ata tashmë janë strehuar përkohësisht në hotele të sigurtë pranë Durrësit.
Kryeministri Edi Rama i vizitoi qytetarët afganë, duke i garantuar për kushte normale jetese dhe sigurie, si dhe u shpërndau lodra fëmijëve.
Shqipëria u angazhua ndër të parat vende se do t’i bashkohej menjeherë përpjekjeve për të ndihmuar dhe strehuar përkohësisht shtetas afganë, të cilëve u rrezikohej jeta nga dhuna e talebanëve në atdheun e tyre.
Autoritetet pohuan në fillim se mund të merrnin disa qindra persona, por më pas shprehën gadishmërinë për deri në 4 mijë afganë të shpërngulur.
KOHA JONË SONDAZH



