Mbërrin i nxehti afrikan por të hënën nis shiu

Vala e të nxehtit afrikan do të përfshijë vendin tonë këtë fundjavë. Meteorologët parashikojnë që temperaturat të arrijnë deri në 38 gradë celsius.

“Duke bërë që temperaturat të jenë nga 5 deri në 7 gradë mbi maksimumin e muajit korrik, por megjithatë ne mbetemi në periferi të këtij të nxehti duke mos arritur deri në 40 gradë celsius. Kjo valë e të nxehtit është afatshkurtër dhe të hënën presim që të tërhiqet dhe të kemi një rënie të ndjeshme me 4 apo 5 gradë të temperaturave”,-thotë meteorologia Tanja Porja.

Fillimi i javës rikthen reshjet e shiut dhe vranësirat, por kjo deri në mesjavë pasi pothuajse i gjithë dhjetë ditëshi i fundit i muajit korrik, madje dhe fillimi i muajit gusht parashikohet të jetë me temperatura të larta.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ndërkohë, nga e enjtja do të kemi sërish rritje të temperaturave, të cilat do të shkojnë deri në 37 gradë celsius. Edhe 10-ditëshi i parë i gushtit do të ketë temperatura relativisht të larta”, thotë meteorologia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?