Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj drejt arrestimit, SPAK dorëzon në Kuvend kërkesën zyrtare (shiko dokumentin)
Java e re nisi me një ngjarje e cila sposton sadopak zhurmën që u bë pas rrahjes shtazarake te fisit Maja nga fisi i deputetit të PS-së, Rraja.
SPAK i kërkon Kuvendit autorizimin për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.
Paraditen e sotme ka mbërritur në Kuvend kërkesa zyrtare e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e Ahmetajt.
Ahmetaj është nën hetim për çështjen e inceneratorëve.
SPAK e akuzon Ahmetajn korrupsion pasiv, pastrim parash dhe deklarim i rremë dhe fshehje pasurie.
Me kërkesën e SPAK, pritet që Ahmetajt t’i hiqet imuniteti i deputetit për t’i hapur rrugë arrestimit të tij. Por SPAK kërkon dhe autorizim nga Kuvendi për ti kontrolluar shtëpinë e tij.
Tani mbetet që Këshilli i Mandateve të vendosë për fatin e ish-zv/kryeministrit, që duket hapur se do të përfundojë në burg. Mundet që për lehtësuar formalitetet e arrestimit vetë Arben Ahmetaj të heq dorë nga mandati i deputetit dhe SPAK e arreston pa vonesë.
Ahmetaj, pas arrestimit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit dhe dënimit të tij, është njeriu i dytë më i fuqishëm ndaj të cilit janë ngritur akuza penale.
Afera e inceneratorëve jo vetëm që i ka shkaktuar një dëm të madh buxhetit të shtetit, por implikoi zyrtarë të shumtë ish-ministra dhe ish-deputetë.
https://kohajone.com/spak-njoftim-zyrtar-per-arben-ahmetajn-ish-zevendeskryesministri-nen-akuze-per-tre-vepra-penale/