Anthony Blinken për herë të parë në Shqipëri, pritet në Rinas nga Hasani dhe dy ambasadorë

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka nisur vizitën e tij të parë në vendin tonë, ndërkohë që avioni i tij zbriti sipas orarit të caktuar në tokën shqiptare.

Në pritje të Blinken, i cili shoqërohet nga ish-ambasadorja Yuri Kim, në Rinas është ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ambasadori shqiptar në SHBA, Ervin Bushati, ambasadori amerikan në Tiranë, David Wisner.

Gjatë vizitës që pritet të zgjasë disa orë, pjesë e turit që nis në Shqipëri dhe përfundon në Berlin, zyrtari i lartë amerikan do të ketë një takim me presidentin e vendin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin pritet të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?