Mbërrin në Rinas efektivja Ina Nuka: S’kam ndërmend të tërhiqem nga policia

Ina Nuka, efektivja e repartit të “Shqiponjave” që mbeti e plagosur në protestën e banorëve të “Astirit” përpara Kuvendit në 22 nëntor, pas kurimit në Turqi ka mbërritur mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit.

Ina duket në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa e prisnin në aeroport familjarë dhe të afërm. Fjalët e para të Inës përpara mediave ishin se ajo nuk do tërhiqet nga policia pasi kjo ka qenë ëndrra e saj.

“Kjo është e pamundur. Unë jam privuar nga shumë gjëra të tjera për të qenë në polici. Kjo s’më pengon aspak, madje më jep shumë forcë”, tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ina flet edhe për vështirësitë që kaloi pas dëmtimit të rëndë në dy gishta gjatë protestës ku 17-vjeçari Daniel Drobaj hodhi një kapsollë në drejtim të saj. “Në fillim kisha vështirësi. Dhimbjet ishin mjaft të mëdha”, tha ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ina Nuka u shtrua fillimisht në spitalin e Traumës në kryeqytet, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente. Por me mbështetjen e kryeministrit, Ina u nis drejt Ankarasë, në një spital të specializuar ku u bë i mundur rikuperimi i dy gishtërinjve të dëmtuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?