Mbërrin në Rinas kardinali Ernest Troshani: Zoti ju dhashtë shëndet dhe mend

Ka mbërritur në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, kardinali Ernest Troshani, i cili është pritur nga kryeministri Edi Rama, si dhe përfaqësues të Kishës Katolike në vend.

Troshani është shqiptari i dytë që shpallet kardinal nga Ati i Shenjtë. Papa Françesku e shpalli atë kardinal në meshën e së dielës.

Troshani: Bashkëpunim me veprat tona për të mirën dhe për përhapjen e vëllazërisë me njëri-tjetrin. Zoti pastë mëshirë për të gjithë dhe shpërblimi është për të gjithë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai deklaroi se nuk i kishte shkuar ndërmend se do të bëhej kardinal, ndërsa dërgoi edhe një mesazh për shqiptarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Troshani: O Zot, shëndet dhe mend për të gjithë për një qëllim të shenjtë, për të mirën e të gjithë vëllezërve, për rimëkëmbjen e popullit shqiptar. Veprat e mira e ndjekin shpirtin ngado që shkon.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?