Mbërrin një rast i ri me COVID-19 në Infektiv, shkon në 11 numri i të infektuarve në Hematologji
Aktualitet E Diel, 14 Qershor 2020 11:24
Mbërrin një rast i ri me COVID-19 tek Shërbimi i Hematologjisë në QSUT. Gazetari Erjon Skëndaj raportoi për “BalkanWeb” se pacienti i infektuar me SARS COV-2 ishte i shtruar në hematologji.
Me këtë rast shkon në 11 numri i të infektuarve në hematologji. Pacienti që është shtruar sot në Klinikën COVID 1 është rreth 50 vjeç. Kjo është urgjenca e parë me COVID-19 për sot.