HYRI VITI 2022 NË SHQIPËRI/ Spektakël fishekzjarresh në sheshin “Skënderbej”
Shqipëria në festë. Akrepat e orës sapo shënuan 00:00 dhe qielli i Tiranës e qyteteve të tjera është ndriçuar nga spektakli i fishekzjarrëve shumëngjyrëshe.
Vitit të Ri 2022, i parapriu një koncert në Sheshin Skënderbej, i organizuar nga Bashkia e Tiranës ku performuan dy artistët e njohur Elvana Gjata dhe Alban Skënderaj. Qindra qytetarë e pritën Vitin e Ri pikërisht në sheshin qendror të kryeqytetit në tingujt e muzikës që e bënë atmosferën edhe më elektrizuese.
Nuk mungoi edhe urimi nga kryebashkiaku Erjon Veliaj i cili i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Ajola Xoxa uruan të gjithë shqiptarët.
GËZUAR 2022-shin!

KOHA JONË SONDAZH

