Mbërritja e dozave të vaksinës Pfizer, Rama: Mund të shtyhet koha e ardhjes
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me gazetarët për ekonominë, teksa u pyet për mbërritjen e dozave të vaksinës të kontraktuara me kompaninë Pfizer, la të kuptohej se ato nuk do të mbërrijnë këtë javë në Shqipëri. ”Po të kishin mbërritur do të kishe marrë vesh apo ajo”,-tha Rama.
Nga ana tjetër, kreu i qeverisë theksoi se dozat nuk mund të vijnë këtë javë, ashtu siç ishte parashikuar, pasi vetë kompania Pfizer ka shtyrë me një javë procesin e dorëzimit të dozave që ka kontraktuar.
”Ti përfaqëson edhe një media, e cila e ka shtrirjen më të gjerë sesa kufijtë e Shqipërisë. Besoj që duhet ta kesh ndjekur. Nëse nuk e ke ndjekur verifikoje që Pfizer ka bërë një deklaratë që ka ndezur zjarr, polemikën me shumë shtete të BE-së, duke thënë që do ta shtyj për një javë procesin e dorëzimit të dozave që ka kontraktuar. Si t’ia bëjmë tani? Kaq e thjeshtë është”,-tha Rama.