Mbërritja e refugjatëve të parë afgan në Tiranë tashmë realitet

Drejtorja ekzekutive e Forumit për Iniciativa Civile (FIQ),  Dajana Berisha nëpërmjet një statusi në facebook ka dhënë lajmin e mbërritjes në Tiranë të 150 familjeve afgane të cilat janë vendosur në Tiranë.

Berisha bën thirrje për mbledhjen e ndihmave për këto familje të çfarëdolloj si material ashtu dhe të ofrimit të sherbimeve shëndetësore, arsimore të punësimit etj.

Botimi i plotë i statusit të Dajana Berishës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Miq,

Swiss Digital Mobile Reklama

Jam angazhuar për të ndihmuar një grup femrash Afgane (150) politikane dhe gazetare të cilat së bashku me familjet e tyre janë largu prej Afganistanit gjate kësaj jave. Ato janë vendosur në Tirane dhe unë po mbledh ndihma për to:

Cfarë nevojiten:

  • Veshje
  • lodra për fëmijë
  • Paisje digitale (laptops)
  • Ushqime,

Gjithashtu, jam në kërkim të organizatave që ofrojnë

  • shërbime të shëndetit mendor
  • Edukim online
  • punësim online

Çkado, që mund të ofroni do të jetë me shumë rëndësi e ndihmuese për refugjatët.

Për çdo informacion shtesë mund të më kontaktoni në [email protected] ose në fb

Vendi i grumbullimit të ndihmave: zyrat e FIQ në Pejton perballe Hotel Royal, Tiranë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?