Mbesa e Martin Camajt mesazh të fortë për Edi Ramën
Në protestën e opozitës që do të nisë në orën 11:00, do të marrë pjesë dhe mbesa e Martin Camajt, Vera Camaj.
Ajo u shpreh për Fax News se kryeministri Rama është i neveritshëm dhe largohet sa herë që ka protesta, nga frika e përballjes së qytetarëve.
“Rama është bërë i neveritshëm, pse nuk është sot këtu që të flasë me ne?! O kryehajdut, nuk do të rrëzohemi kurrë, nuk na intereson karrigia e atij që është e mbushur me drogë, dhe me gjakun e shqiptarëve. Unë jam Vera Camaj, mbesa e Martin Camajt, zoti i rujt shqiptarët”, u shpreh Vera Camaj.
”Fjala ime e parë dhe e fundit është vish një fustan gabelash dhe largohu sa më parë, Ai një dhe Thaçi dy po shesin Shqipërinë”, tha më tej Camaj.
”O shqiptarë po mos u frikni mor, sa do të fusin në burg nga ne? Nuk ka vend për të gjithë”, u shpreh e revoltuar Vera Camaj.
KOHA JONË SONDAZH

