Mbështetja për Ukrainën, Rama: E bëjmë për të ardhmen! BE jo parajsa, por një ferr i gëzueshëm

Në një konferencë të përbashkët me presidentin e Ukrainës Zelensky, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do të vijojë mbështetjen ndaj Ukrainës, pasi ky nuk është një kërcënim vetëm për Ukrainën por për të ardhmen.

”Kurrë nuk i kemi kërkuar Ukrainës të paguajë mbrapsht. Do të bëjmë gjithçka që mundemi. Jemi të vetëdijshme se për atë front lufte kjo është diçka e vogël. Ne po e bëjmë për veten tonë drejtpërdrejtë kështu. Ky nuk është kërcenim ekzistencial vetë për Ukrainën por ndaj gjithçkaje që ne mendojmë se duhet të jetë e ardhmja jonë. E ardhmja jonë është BE. Nuk duhet ta shohim të shpërbëhet. Ka pasur shumë sanksione kundër Rusisë.

Rritja e çmimeve e kostos së jetesës, janë pjesë e panit për ta bërë opinionin publik që të nisë dhe të thotë nuk mund të vazhdojmë e ta mbështesim Ukrainën. Nëse i merr një të varfri diçka, nuk do ta bëjë të ndryshojë mendje, por po ti marrësh një të pasuri diçka ai mund të humbasë mendje. Kjo është e qartë.

Ne po kërkojmë të bashkohemi me BE-në dhe të kemi bashkëpunim të plotë në këtë rajon që është në zemër të BE-së. BE është i vetmi realitet që ka dy fëmijë një jashtë e një brenda. Duam të integrohemi krejtësisht me këtë trup. Po të jetë kështu do të mbetemi pas një të ardhme. BE nuk është parajsë, por nuk ka asnjë dyshim që është një ferr i gëzueshëm. Kjo që kërkojmë është gjëra më thelbësore që duhet të kuptojmë”,-tha Rama.

SHKARKO APP