Mbështetje nga Italia, Manastirliu: 30 vjeçari nga Spitali i Traumës transportohet në Bari

Një prej të lënduarve nga tërmeti që paraqitet në gjendje të rëndë M. Sh 30 vjeç sapo transportohet me helikopter për një trajtim të mëtejshëm mjekësor në Bari të Italisë.

Vlerësimi u bë nga ekipi mjekësor Italian dhe shqiptar të cilët morën vendimin për transportin e të riut.
Ministrja Manastirliu falenderoi qeverinë italiane, e cila nëpërmjet departamentit të mbrojtjes civile ka ofruar mbështetjen për trajtimin e të riut.
Ekipi i mjekëve po vlerëson edhe një prej të lënduarve të tjerë të tragjedisë që ndodhet në gjendje më të rënduar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?