”Mbetën djemtë pa martuar, nuk vinë nuset prej rrugës”
Banorët e fshatit Lubonjë i ka zënë halli. Mungesa e rrugës që i lidh me Korçën jo vetëm u ka vështirësuar jetën dhe shtuar kostot ekonomike por po u lë dhe ata pak djem që kanë mbetur në fshat pa martuar.
“Na mbeten djemtë pa martuar, kemi 5 djem në fshat dhe nuk na vinë nuset në shtëpi se nuk ka rrugë” shprehet një banor.
Ata protestuan sot duke bllokuar rrugën dhe duke mos lënë mjetet e TAP për të vijuar punën. Sipas tyre firma kishte premtuar shtrimin e rrugës por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.
KOHA JONË SONDAZH

