Mbetën të bllokuar te “Banjat e Bënjës” për shkak të motit të keq, ndihmohen 23 turistë

Punonjësit e Policisë në Përmet iu kanë shkuar në ndihmë në mesnatë, 23 turistëve gjermanë, polakë dhe francezë, të cilët kishin mbetur të bllokuar te “Banjat e Bënjës”, për shkak të motit të keq.

Paraditen e sotme, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me ato të Emergjencave Civile, bënë të mundur edhe nxjerrjen e automjeteve dhe dorëzimin e tyre te turistët, të cilët mesditën e sotme kanë vijuar lëvizjen për në destinacionet e radhës që do të eksplorojnë në vendin tonë.

Turistët kanë falënderuar shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe shërbimet e Emergjencave Civile, për përkushtimin dhe humanizmin e treguar, si dhe për ndihmën e dhënë, duke iu shpëtuar jetën dhe duke iu dorëzuar automjetet e tyre.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

SHKARKO APP