Mbetet në burg të dyshuarit për atentatin në Vaqarr
Dy personat e dyshuar për atentatin në burgun e Vaqarit, përkatësisht, Ergys Kolaveri dhe Enea Ceka, mbeten në burg edhe për prokurorinë e krimeve të rënda.
Atentati me snapjer në ambientet e ajrimit, la të plagosur kosovarin Lili Dulaj por objektiv për eleminim kishte Gazmir Daci.
Bëhet me dije se, Kolaveri dhe Ceka kërkuan nga apeli i krimeve të rënda të lirohen me argumentin se s’kanë asnjë lidhje me atentatin në burgun e Vaqarrit, ndërsa Prokuroria kërkoi lënien në fuqi të arrestit me burg duke argumentuar konfliktin për gjakmarrje që Kolaveri ka me Dacin.
Gazmir Daci ndodhet i burgosur pasi në 2015 ka vrarë Valmir Kolaverin dhe plagosur Robert Kolaverin, vëllezër të të dyshuarit Ergys Kolaveri.
KOHA JONË SONDAZH

