FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbeti pa djalin dhe gruan nga tërmeti, Bujar Çuka akuzon qeverinë: S’do të ndodhte, sikur të ishin treguar më të kujdesshëm!

Bujar Çuka nga Thumana sot, një vit pas ngjarjes që i mori djalin dhe gruan, ka pengun e madh që askush nuk i dha zgjidhje për banesën e dëmtuar që në tërmetin e 21 shtatorit.

Ai u vizitua sot nga Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe u shpreh hapur për pengun që kishte ende në shpirt:

“Ra tërmeti i 21 shtatorit u shkatërruan komplet. Erdhën për së dyti. I thashë: pse keni ardhur?! “Kemi ardhur si stafi i bashkisë, erdhëm me pa dëmet.” Më thanë: “E kemi seriozisht, do të bëjmë diçka për ju”. Më thirrën te minibashkia: “Duhet të dalësh nga shtëpia” se “shtëpia e pabanueshme. Pastaj gjej shtëpi me qera”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjeta shtëpi me qera, kam pritur një muaj, dy muaj s’u bë asgjë hiç edhe ja ku jemi sot. S’do të ishim në këto kushte po të ishin treguar pak të kujdesshëm ata,” tha Bujar Çuka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?