Mbetjet, AKIP: Konsensusi i vetëm, vota kundër ligjit

Një grup i lëvizjes AKIP  takoi sot kreun e Kuvendit Ilir Meta, takim ky që u mbajt në Kryesinë e Kuvendit në orën 11:00 dhe të pranishëm ishin ambjentalistë, gazetarë e juristë.

Në mbyllje të takimit, Sazan Guri tha se “shqyrtuam dekretin e Presidentit. I vetmi konsensus është vota kundër ligjit të mbetjeve”.

Ndërsa gazetari Artur Zheji u shpreh se “Meta na la të kuptojmë se ligji nuk kalon pa konsensusin e shoqërise civile”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët, AKIP ka zhvilluar takime me kreun e PD Basha dhe kreun e PDIU, Shëptim Idrizi duke siguruar votën kundër ligjit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Teksa mbrëmjen e së dielës me dhjetëra qytetarë iu bashkuan koncertit-protestë kundër importit të mbetjeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?