Mbetjet e avionit malajzian, dërgohet skuadra eksperte për të verifikuar

 

Malajzia ka dërguar një skuadër specialistësh në ishullin Reunion në oqeanin Indian për të përcaktuar nëse mbetjet e një avioni të gjetura atje janë të mjetit të fluturimit MH370, të humbur prej më shumë se një viti.

Avioni Boeing 777 i Malaysia Airlines po udhëtonte nga Kuala Lumpur për në Pekin me 239 persona në bord kur u zhduk pa lënë gjurmë në mars të vitit 2014.

Ekspertë të avioacionit civil kanë thënë se mbetjet e gjetura kanë gjasa të jetë të modelit në fjalë, por vetë kompania malajziane tha se ishte shumë herët për të spekuluar.

Në fluturimin fatkeq ndodheshin 227 pasagjerë në bord, mes tyre 153 kinezë dhe 38 malajzianë.

Ministri tajlandez i transporteve, Liow Tiong Lai, tha për gazetarët në New York, ku ishte i pranishëm në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së OKB-së, se mbetjet do të ekzaminoheshin me kujdes para se të nxirrej një përfundim.

Megjithatë, duke qenë se fluturimi MH370 është i vetmi avion Boeing që është zhdukur në zonë, ekspertët mendojnë se ka një mundësi të lartë që pjesët e gjetura të përputhen.

Megjithatë, përfaqësues së skuadrës australiane të kërkimit thanë se edhe nëse pjesët konfirmohen, kërkimet do të vazhdonin edhe në zona të tjera, pasi ato mund të jenë spostuar atje nga rrymat detare.

Nëse konfirmohet dyshimi, atëherë do të binin poshtë teoritë që avioni është zhdukur në hemisferën veriore.

SHKARKO APP