Mbetjet e kompanisë Kurum, prokuroria firmos 33 masa sigurie
Prokuroria ka firmosur 33 masa sigurie në kuadër të një hetimi penal që lidhet me menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme, ku në qendër të hetimeve ndodhet kompania Kurum. 26 prej masave të vendosura janë “arrest me burg”, ndërsa 7 masa të tjera janë “arrest shtëpie”.
Hetimet po zhvillohen për shkelje të rënda të legjislacionit mjedisor dhe dyshohet se aktiviteti i kompanisë ka sjellë pasoja serioze për mjedisin dhe shëndetin publik. Prokuroria ka kryer verifikime disa mujore, duke mbledhur prova dhe dokumentacion që lidhen me trajtimin, depozitimin dhe transportin e mbetjeve të rrezikshme.
Prokuroria thekson se hetimet vijojnë dhe nuk përjashtohet mundësia e masave të tjera shtesë, ndërsa pritet që çështja të kalojë në fazën e gjykimit pas përfundimit të plotë të procedurave hetimore.
KOHA JONË SONDAZH

