Mbetjet në Porto Romano, Këshilli Bashkiak i Durrësit shpall gjendjen e emergjencës mjedisore
Këshilli Bashkiak i Durrësit ka shpallur gjendjen e emergjencës mjedisore, si pasojë e situatës problematike me mbetjet. Gjendja e emergjencës u votua në Këshillin Bashkiak edhe nga opozita. Vendgrumbullimi i mbetjeve në Porto Romano, është një ndër zonat më problematike në Durrës.
Gjatë mbledhjes, anëtarët e PD propozuan që menaxhimi të bëhet nga autoriteti i Këshillit Bashkiak.

Sakaq, në mbledhjen e sotme Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar edhe taksën e pasurisë. Ndërda u vendos ulje me 30 % për zonat rurarle. Miratimi i taksës së pasurisë u bë në konsensus të të gjithë forcave politike.
KOHA JONË SONDAZH

