Mbetjet – Nishani takon shoqërinë civile, Rama ricikluesit
Pas protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duket se shoqëria civile nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kauza e saj për të ndaluar importin e mbetjeve.
Përfaqësues të saj do të takojnë sot Presidentin Bujar Nishani, në Presidencë rreth orës 11:00, për t’i kërkuar që ta kthejë ligjin në parlament.
Kreu i Shtetit pritet të njihet me shqetësimet dhe pretendimet e tyre lidhur me këtë çështje përpara se të vendosë për dekretimin ose jo të ligjit të miratuar në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës. Teksa ai është shprehur se interesi i qytetarëve do të jetë mbi gjithçka.
Ndërkohë nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama do të ketë një takim në Kryeministri me ricikluesit dhe kryetarët e Bashkive në orën 10:00.
KOHA JONË SONDAZH

