Mbetjet toksike, Berisha: Rama faktoi për shqiptarët se prapa trafikut qëndron ai personalisht

Sali Berisha gjatë fjalës për demokratët nga ballkoni i banesës, tha se janë 20 mijë ton mbetjesh toksike, të cilat askush nuk e di se nga dalin, se nga vijnë dhe si vijnë, se ku prodhohen, si prodhohen. Ai tha se Rama faktoi se prapa atij trafiku të rrezikshëm qëndron ai personalisht dhe ministrat e tij.

”Ai pa u zverdhur, pa u skuqur, fajësoi për trafikun ‘fajin e ka Saliu’ dhe mashtroi shqiptarët se ai nuk ka ndodhur kurrë. Se ato mbetje nuk janë të rrezikshme dhe se kjo, sipas tij, ishte një shpikje e Sali Berishës. Me këto deklarata në parlament, Edi Rama faktoi se prapa atij trafiku të rrezikshëm qëndron ai personalisht dhe ministrat e tij.

Nuk bëhet fjalë as për 100 as për 800, por të dhënat e fundit janë se bëhet fjalë për 20 mijë ton mbetjesh toksike, të cilat askush nuk e di se nga dalin, se nga vijnë dhe si vijnë, se ku prodhohen, si prodhohen. Absolutisht Kurumi prodhon mbetje toksike, metalurgjitë, furrnaltat prodhojnë, por prodhimi i tyre në Shqipëri dhe kudo në botë ka kodin e transportit, kodet e përpunimit, kodet e bërjes të parrezikshme.

Kurse në Shqipëri, këto kode shkelen dhe tani sipas tij, qenka Sali Berisha ai që ka urdhëruar Mbretërinë e Tajlandës të kthejë mbrapsht anijet që transportojnë mbetjet toksike. Me deklaratat e sotme, Edi Rama faktoi para mbarë shqiptarëve se në këtë trafik është edhe dora e zezë e Edi Ramës”,-tha Berisha.

SHKARKO APP