Mbetjet urbane, Ministri Koka: Bashkëpunimi me Bashkinë e Durrësit nuk ekziston

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka bëri të ditur se nuk ekziston asnjë bashkëpunim mes tij dhe kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Sipas tij, kjo është arsyeja që cështja e mbetjeve urbane nuk po gjen zgjidhje në Durrës, ndryshe me bashki të tjera, që sic pohoi ai, kanë gjetur gjuhën e komunikimit me ministrinë që ai drejton.

Deklarata e Ministrit të Mjedisit Lefter Koka u bë sot në Durres, ku ai ndodhej me të rinjtë e qarkut, me rastin e 12 vjetorit të krijimit të LSI. Koka mbolli fidanë bashkë me të rinjtë, me qëllim, gjelbërimin e qytetit.

I pyetur nga gazetarët për problemin e mbetjeve në Durrës, Ministri Koka u përgjigj se problemi qëndron me Bashkinë e Durrësit: “61 Bashkitë e vendit duhet të prezantojnë projekte pranë qeverisë qendrore. Fatkeqësisht me Bashkinë Durrës nuk ka ndodhur kjo. Bashkëpunimi nuk ekziston! Qytetarët durrsakë kanë nevojë për 1 klimë më optimiste, situata në këtë qytet nuk është ajo që dëshirojnë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi më tej se, me bashkitë që kanë dashur bashkëpunimin, ne si qeveri qendrore kemi bërë punë shumë të mira, e po vijojmë të bëjmë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?