Mbi 1.5 milionë të infektuar, rreth 89,000 viktima në 192 shtete

Pandemia e Covid-19 vetëm rrit numrin e viktimave dhe të prekurëve. Në të gjithë botën deri më tani janë 1.5 milion të prekur dhe rreth 89 mijë viktima. 192 vende janë të prekur që kur epidemia u shfaq së pari në Kinë, vitin e kaluar. Shifrat, e prezantuara nga AFP, bazuar në informacionet kombëtare dhe organizata botërore e shëndetësisë, me gjasë reflekton vetëm një fraksion të numrit aktual të infektimeve. Shumë vende po testojnë vetëm rastet më serioze. “Rruga që duhet ndjekur është akoma e gjatë dhe progreset e deri tanishme janë jashtëzakonisht të brishta. Pra, nuk është momenti për të zbutur masat kufizuese. E me këtë paralajmërim në mendje, Komisioni Europian ka vendosur që të shtyjë mbylljen e kufijve të jashtëm deri më 15 maj”.

SHKARKO APP