Mbi 1 mijë raste të reja, Manastirliu thirrje qytetarëve: Mos neglizhoni vaksinimin

Sot Ministria e Shëndetësisë informoi se rastet e reja në vend nga Covid-19 janë mbi 1 mijë. Nisur nga shifra shqetësuese, ministrja e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve që të mos e neglizojnë vaksinën anti-covid. ”Rritja e rasteve të infektimeve ditore, shtrimeve në spital dhe kalimi i mbi 10 mijë rasteve aktive me Covid-19, kërkon nga secili prej nesh përgjegjësi për mbrojtjen e shëndetit për veten dhe të tjerët’‘,-shkruan Manastirliu në Twitter.

SHKARKO APP