Mbi 10 mijë viktima nga COVID-19, Kryeministri italian: Jemi në fazën më të mprehtë, por afër pikut
“Ne jemi në fazën më të mprehtë” të emergjencës. “Është e vështirë të bësh parashikime. Ekspertët janë ende të kujdesshëm, por është e arsyeshme të mendosh që jemi afër pikut”, kështu ka deklaruar kryeministri italian Giussepe Conte.
“Të shtunën ne tejkaluam 10,000 viktima dhe kjo na lëndon shumë dhe duhet të paralajmërojë bashkësinë ndërkombëtare.”
Conte, në një intervistë me El Pais, shtoi “Është e parakohshme të thuhet se kur do të lehtësohen kufizimet në Itali”, shtoi ai.