Mbi 14 kandidatura në garën për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit
Është mbyllur afati 7-ditor për aplikimet në garën për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Dokumentacionin me postë për kandidim mbi 14 kandidatë. Pëllumb Seferi, drejtor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Seferi mban edhe postin e drejtorit të Shoqatës së Studentëve Europianë që diplomohen nga FBI në SHBA. Ai prej datës 9 mars ndodhet në SHBA me ftesë të FBI, në samitin e liderëve të Shoqatës së Studentëve të Akademisë së FBI.
Për postin e kryepolicit kandidon edhe drejtori aktual i Policisë së Vlorës, Elidon Çela, me 25 vite karrierë, i cili është një nga kandidatët potencialë. Një tjetër emër që kandidon është edhe drejtori i Policisë së Durrësit, Afrim Tafa. Po ashtu kandidojnë edhe oficerët Idajet Faskaj, Lorenc Panganika, Rebani Jaupi, Neritan Nallbati, Alfred Çepe, Gentian Shehaj dhe Arianit Arapi.
Në minutën e fundit kanë kandiduar edhe emra që janë përfolur pas hapjes së garës, si Tonin Vocaj dhe drejtori aktual i Fierit, Skënder Hitaj. Pas përfundimit të afatit të aplikimeve, Ministria e Brendshme pritet të publikojë më 12 mars në faqen zyrtare listën e plotë të kandidatëve që kanë aplikuar.
Brenda 48 orëve nga seanca e fundit dëgjimore, Komisioni përpunon të dhënat dhe harton tabelën përfundimtare të vlerësimit të kandidatëve. Në përfundim të renditjes, ministri i propozon kryeministrit listën me kandidatët me vlerësimin më të lartë. Kryeministri hedh firmën i fundit.
KOHA JONË SONDAZH

