Mbi 200 mijë inspektime në tregun e punës
Lufta kundër informalitetit dhe mbrojtja e të drejtave të punëmarrësve ishin në fokus të analizës vjetore të Inspektoratit të Punës për 2025. Në aktivitetin ku mori pjesë edhe Delina Ibrahimaj, u theksua nevoja për më shumë kontrolle dhe ndërgjegjësim.
Gjatë vitit u inspektuan mbi 205 mijë vende pune në 9532 subjekte (+27.7%). U identifikuan 2591 punonjës informalë, 98% e të cilëve u formalizuan, ndërsa punonjësit pa kontratë ranë me 24%. Formalizimi solli 28.2 mln lekë më shumë në muaj në sigurime.
U vendosën 268 gjoba (64.5 mln lekë). Ankesat arritën 1179, ku 70% u zgjidhën në favor të punëmarrësve.
U regjistruan 275 aksidente në punë (48 fatale), në rritje nga 2024. Dashnor Sula paralajmëroi masa më të ashpra ndaj shkelësve, ndërsa Eljo Muçaj prezantoi prioritetet për forcim të inspektimeve dhe digjitalizim.
KOHA JONË SONDAZH

