Mbi 200 mijë viktima nga COVID 19, Ku janë zonat “e kuqe”

Kanë kaluar pothuajse tre muaj e gjysmë nga momenti kur autoritetet kineze deklaruan më 11 janar viktimën e parë nga koronavirusi.

Sot, bilanci i pandemisë ka tejkaluar 203 mijë personat, ndërkohë që të prekurit me COVID-19 janë mbi 2.9 milionë në 210 vende të botës.

Janë 7 shtetet që për momentin kanë kaluar 100 mijë të prekurit, (SHBA, Spanjë, Itali, Francë, Gjermani, Britani e Madhe, Turqi) ndërkohë që Spanja ka kaluar tashmë 200 mijë të infektuarit, dhe SHBA po i afrohet momentit ku do të kalojë pragun e një milionë të prekurve, ndërkohë që i ka kaluar 52 mijë viktimat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?